• |
ide | kryesore

Digjini 500 kalori duke bërë seks

Arkiva, Stil
AAAAAAAAAAAAAAAAAAA.jpg



Sport dhe seks, kanë të përbashkët jo vetëm gërmën “s”por edhe faktin që janë dy nga aktivitetet më të kënaqshme që mundësojnë humbjen në peshë. Deri këtu, asnjë e re, përveç asaj të disa studiuesve të Universitetit të Çikagos, të cilët kanë përllogaritur se gjatë një raporti seksual mund të humbasim deri në 500 kalori! Por përfituesi në këtë rast, nuk është vetëm trupi ynë dhe forma fizike, por edhe frekuenca e një organi të rëndësishëm si zemra jonë, e cila stërvitet edhe pa bërë akrobacira të mëdha poshtë çarçcafëve!

Një prej sugjerimeve thelbësore, për të tonifikuar muskulaturën, sidomos në pjesën e poshtme të trupit tuaj, është të ndryshoni pozicione gjatë një raporti seksual. Muskujt që vihen në lëvizje për seksin femëror janë pikërisht ata më kritikët, të cilat në palestër është e vështirë e duhet shumë punë: këmbët, abdominalet, dhe vithet. Mbi të gjitha nëse lojën në krevat e drejton ajo, ose pozicioni më i saktë është femra mbi mashkullin.

Gjithsesi për të qënë efikas si një sport i vertetë, seksi duhet të praktikohet minimalish rreth 30 minuta, dhe mundësisht disa herë gjatë ditës kur jeni në çift. Sigurisht, dikujt mund ti duket e tepërt ti japë seksit ritmin e nje leksioni aerobie, por ky lloj sporti ndër të tjera mund të rivitalizojë aktivitetin tuaj seksual i cili mund të ketë rënë në rutinë.

Të keni një aktivitet seksual të rregullt është edhe një rrugë alternative, për  të praktikuar teknikat e frymëmarrjes: gjatë një raporti kapaciteti polmonal rritet dhe zgjerohet. Shtrirje e muskujve, frymëmarrje më e kontrolluar dhe më e thellë, elasticitet i tendinave të drenazhit të toksinave në trup, falë djersitjes: janë këto disa nga përfitimiet e shëndetshme të seksit.  

Është e njohur gjithashtu që një raport seksual në ditë largon stresin dhe arrin të rrisë barrierat imunitare. Nëse praktikohet edhe sport njëkohësisht, seksi arrin të përmirësojë ndjeshëm rezultatet sportive që nuk arrihen vetëm me stërvitje. Për të mos folur pastaj edhe për efektet e mrekullueshme që rrisin euforinë, falë substancës së endorfinës që prodhon trupi, që janë neuro-transmetuesit e lumturisë.

Natyrisht, të mendosh për seksin thjesht si një aktivitet sportiv, do të ishte një mangësi: të mos harrojmë se ndjenja e mirëqënies që na fal aktiviteti seksual është e tillë vetëm nëse ka një raport dashurie, në të cilin ndjehemi të përfshirë e ku ngacmimi i të gjitha shqisave vjen edhe nga prekja e partnerit. Në rast të kundërt, mund të ngarkohemi me stres i cili na sjell në mënyrë të pavetëdijshme rritjen e kalorive të tepërta.