Një grua që punon si testuese profesionale e lodrave të seksit, fiton mesatarisht 15.000 Paund në vit, duke pasur rreth 15 orgazma në javë, e gjitha kjo në emër të punës.
Cara Houiellebecq ka një zyrë të mbytur me më shumë se 2000 lodra të cilat ajo i teston për kompani të ndryshme në industrinë e seksit, përpara se ajo më pas të bëjë vlerësimin për secilën prej tyre në blogun e saj. Nënë e dy fëmijëve, nga Lincoln, e cila para pesë vitesh vendosi të bëhej blogger erotic, shpenzon 7 orë në javë duke testuar lodrat. 33 vjeçares i dorëzohen me postë lodra të ndryshme seksi
4-5 herë në javë dhe ato tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë së saj. “ Është një punë fantastike”, thotë ajo. “ Kam punuar më parë në bankë, por nuk do të kthehesha kurrë më atje. Kjo punë nuk është aspak e mërzitshme.” Ndërkohë që bloggu i saj fillimisht personal filloi të kishte sukses e të klikohej gjithnjë e më shumë, Cara u kontaktua nga një kompani lodrash seksi, që i kërkoi të punonte për të. Përpara se të krijonte blogun e saj, Cara punoi për dy vite në një website për lodrat e seksit. Ajo tani ka fituar dy herë rresht çmimin Gazetarja Erotike më e Mirë më ETO Awards. Tashmë ajo është kthyer dhe në një konsulente në këtë industri.
“Miqtë më pyesin shumë në lidhje me lodrat. Jam personi që i njeh më mirë ato. Di çfarë të rekomandoj si për çmimin më të mirë, ashtu dhe për cilësinë e eksperiencës. E preferuara ime është iGino One të cilën mund ta karikosh përmes USB. Më pëlqen shumë gjithashtu Doxi Wand dhe gjithmonë rekomandoj vibratorët plumb”, thotë ajo.
E si të mos i besosh!
