• |
ide | kryesore

Roma rikthehet tek Shaqiri, gati të ofrojë 15 milionë euro

Arkiva, Sport
Shaqiri.jpg



Roma duket se e humbi betejën për të blerë mesfushorin belg Yannick Ferreira Carrasco nga Monaco. Mediat franceze flasin për një rinovim të kontratës. Për këtë arsye, në plan të parë rikthehet Xherdan Shaqiri. Valter Sabatini është gati të ofrojë 15 milionë euro për mesfushorin shqiptar dhe është gati t'i paguajë Bayern -it edhe bonuse për rezultatet që do të arrijë gjatë kohës që Shaqiri do të luajë me Romën. Shaqiri vijon të mbetet në qendër të merkatos, por klubi bavarez duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë atë. Edhe 25 -vjeçari, që tashmë i ka sheshuar problemet me Guardiolën, nuk dëshiron të lëvizë.