• |
ide | kryesore

Hani diçka përpara se të flini

Arkiva, Stil
para gjumit.JPG



Ju është thënë se të hani para gjumit është diçka për t’u evituar sepse ju prish gjumin? Ok, deri diku është e saktë, por një gjë e lehtë para se të shkohet në shtrat, në fakt mund t’jua bëjë gjumin edhe më të mirë. Veçanërisht nëse darkën e hani disa orë para se t’i drejtoheni shtratit, apo nëse bëni një jetë aktive, të ngrënit e diçkaje të lehtë do të ndihmojë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak përgjatë natës.
E përse duket të kujdeseni për sheqerin në gjak? Ashtu si shumë diabetikë e dinë, sheqeri në gjak dhe disa hormone të lidhura me të mund të karikojnë, ose në mungesë të tyre, të ulin nivelin e energjive sikurse dhe ndërhyjnë në aftësinë e trupit për të djegur ose mbajtur “stok” yndyrnat. Niveli i ulët i sheqerit në gjak e bën zgjimin të vështirë e të lodhshëm. Ai gjithashtu fajësohet edhe për prishjen e gjumit gjatë natës dhe ndërprerjet e shpeshta të tij.  
Pavarësisht se në dukje koha që kalojmë në gjumë duket si pasive, trupi vazhdon aktivitetin e tij, i cili çrregullohet, ose vështirësohet nëse kalojmë 10, 12 apo 14 orë pa ngrënë. Kjo është edhe arsyeja kryesore përse mjekët dhe dietologët gjithmonë kanë theksuar rëndësinë e të ngrënit mëngjes.