• |
ide | kryesore

Si do të zhduket çokallata bashkë me pesë gjëra të tjera

Arkiva, Stil
chocolat.jpg



Brenda një kohe relativisht të shkurtër, bota do të privohet nga shumë gjëra esenciale me të cilat njerëzimi jeton prej shekujsh. Mes tyre do të jenë edhe ilaçe apo ushqime aq shumë të nevojshme për qëniet humane. Shkak kryesor i këtyre humbjeve të ardhshme është shfrytëzimi pa kriter i burimeve natyrore. Brezat që do të vinë mund të mos e njohin çokollatën, prodhimet e detit…

1. Antibiotikët
Një lajm që të sëmur: Botës po I shterrojnë antibiotikët. Kjo do të thotë se të shkosh në spital qoftë edhe për një proçedurë të thjeshtë mund të rezultojë vdekjeprurëse. Zyrtari më I lartë shshëndetësor i Anglisë,Prof. Dame Sally Davies, paralajmëron për shtimin e infeksionvet rezistente ndaj antibionikëve. Ai thotë “ Ka mbetur vetëm një antibiotic në gjendje të luftojë në mënyrë efektive gonorrhean. Tregu nuk prodhon më antibiotikë të rinj. Ndërkohë që gjithnjë e më shumë infeksione që njohim kanë fituar rezistencë nadj antibiotikëve ekzistues,.”

2. Prodhimet e detit
Deri në vitin 2048, bota do mbetet pas prodhime deti . Greenpeace vlerëson se 63% e stoikut global të peshkut është tashmë peshkuar dhe bën thirrje për një veprim të menjëhershëm për të marrë masat e nevojshme për të kthyer jetënnë oqeane.

3. Çokollata
Sipas ekspertëve të industrisë, pakësimi I rezervave të kakaos, mund ta kthejë çokollatën në një  loksderi në vitin 2020. Angus Kennedy, editor I Kennedy’s Confection  Magazine ka paralajmëruar se çokollata e të ardhmes do të zëvendësojë kakaon dhe gjalpin e kakaos me përbërës më të lirë që do të ndryshojnë shijen e çokollatës që njohim.

4. Vera
Mendojeni para se të pini një gotë sot: botës po I mbaron vera. Ose të paktën kështu thotë një raport I fudit I Morgan Stanley , që raporton se kërkesa ndërkombëtare e tejkalon ndjeshëm prodhimin e verës.

5. Floriri
Njerëzit janë vetëm dy dekada larg  ezaurimit të rezervave botërore të arit. Sipas Ëall Street Journal, një kombinim i rritjes së kostove të nxjerrjes së arit nga njëra anë dhe shfrytëzimit maksimal që i është bërë minierave e bën gjithnjë e më të vështirë zbulimin e floririt të ri.