• |
ide | kryesore

Tradhëti në Pallat – Tjetër libër mbi prapaskenat e Pallatit Mbretëror Anglez

Arkiva, Paparazzi
Diana &Charls.jpg



Ish sekretari për mediat i Mbretëreshës së Anglisë së shpejti do të bëjë publike në një libër, sekrete rreth martesës së princit Charls me Dianën. Prej 12 vjetësh Përgjegjës i Zyrës Mbretërore të Shtypit, Dickie Arbiter, mendohet se në kujtimet e tij do të japë shumë detaje edhe për prishjen e dy martesave të tjera mbretërore.   Raportohet se Princi është “tërbuar” për atë që ai e quan tradhëti nga një mik. Një burim nga Pallati, për Sunday Mirror thotë: “Charles është tërbuar. Ai burrë ishte një mik i besuar.” Libri – On Duty with the Queen (Në detyrë për Mbretëreshën), i botuar nga Blink Publishing – premton të tregojë se si ishte jeta në “prapaskenë”gjatë periudhës që Arbiter punonte në Pallat në “kohën më të turbullt në historinë modern të monarkisë britanike.” Arbiter,  një zyrtar i respektuar mbretëror në të gjithë  botën, kishte refuzuar më parë oferta të panumërta për të shkruar kujtimet e tij. Ai ka punuar në Pallat midis viteve 1988 dhe 2000. Ai ishte dëshmitar i prishjes së martesës mes Princit Charles dhe Dianës si dhe marrëdhënien e fshehtë me Camilla Parker-Bowles. Ai gjithashtu punonte për Pallatin ditën kur Diana humbi jetën në një aksident në Paris.