• |
ide | kryesore

Gladiatori Ronaldo në kopertinën e revistës “Men’s Health”

Arkiva, Sport
superronaldo-629x424.jpeg



 

Ylli portugez shfaqet në kopertinën e revistës “Men’s Health” ku trupi i tij vjen në formatin e një gladiatori. Gjithsesi, mos mendoni se sulmuesi i Realit të Madridit e mban trupin e tij në formë vetëm për motive estetike.

 

 

 

“Nuk stërvitem rregullisht për të ruajtur linjat për shkak të kopertinave të revistave apo sepse dua të dukem i bukur. E mbaj trupin në formë për shkak të punës. 

 

 

 

Një futbollist duhet të jetë përherë i fortë dhe në shendet të plotë. Ne duhet të jemi gati për të zbritur në fushë gjatë çdo momenti të sezonit. Prandaj, për të qenë i gatshëm, stërvitem shumë dhe jam i përqëndruar te puna që bëj”, shprehet portugezi.

 

 

 

 

 

 

 

.