• |
ide | kryesore

Rita Ora, imazhi i ri i DKNY. Rrëfimi: Cili ka qenë parfumi i parë dhe çfarë i pëlqen në Nju Jork

Arkiva, Stil
Rita Ora.jpg



Nju Jorku ka qenë një muzë për shumë romancierë, artistë e dizenjatorë. Në mënyrë të veçantë për Donna Karan, të cilës ky qytet iu duk aq frymëzues, saqë ajo e vendosi edhe në linjën e saj të modës, DKNY. Dhe tani, përmes markës më të re, MYNY, ajo shkruajti një tjetër letër dashurie për Mollën e Madhe. Rita Ora, banore e dikurshme e Nju Jorkut, është fytyra e re e parfumit të MYNY të linjës DKNY. Ajo mishëron lirinë, gjallërinë dhe energjinë e qytetit. Në një intervistë për revistën Nylon, këngëtarja e famshme tashmë zbulon se çfarë i pëlqen tek parfumi i ri, tregon se cili ka qenë parfumi i saj i parë dhe flet për vendet e preferuar që ajo frekuenton në Nju Jork. 

Intervista:

Si do ta përshkruanit parfumin e ri? – Të bën të ndihesh gati për të dalë dhe të bësh atë që duhet bërë dhe për së mbari. 

Cili ka qenë parfumi juaj i parë? -Channel No.5. Mamaja ime mbante gjithnjë shumë të tillë, saqë unë mund t'i merrja ndonjë fshehurazi. Njëherë, në moshën 13 -vjeçare, vajta në shkollë me kolonjën e babait.

Cilat vajza mund ta përdorin këtë parfum? -E shoh tek vajzat e guximshme, të sigurta, tek diskush që nuk ka frikë të ndihet mirë me vetëveten. 

Cilët janë vendet që ju pëlqejnë në Nju Jork? – Up & Down, Oak1 dhe Soho House për të dalë me shoqërinë dhe për të ngrënë.