• |
ide | kryesore

Uffffffffff…”Mjaft më me Bleonën”

Arkiva, Paparazzi
Bleona-637x390.jpg



Edhe sot, ashtu si prej ditësh e ditësh, Bleona Qereti ka zënë një pjesë të madhe të faqeve rozë të gazetave dhe mediave online. Një herë ajo ngashërehet për Ganin, burrin që braktisi pasi plotësoi letrat amerikane, një herë tjetër kacavirret për të pozuar me Paris Hilton, në Ibiza, një herë tjetër shfaqet cullak me detin në sfond, ndërsa një herë tjetër, pozon me mamin që e ka hipur në një jaht. Dhe kaq sa përshkruam nuk është një stinë e re në jetën e Bleonës. Ajo mund të bëjë cdo lloj akrobacie, boll që të bjerë në sy. Ajo një herë nxiton të përkrahë propozimet e ish kryeministrit Berisha, kur ai flet për një kuadër ligjor më restriktiv për shtypin rozë dhe një herë tjetër nxiton të fshikullojë në shtyp, gazetarin më popullor dhe më të shikuar të TV Klan, Arian Canin. Taktika e Bleonës është e lexueshme lehtë: afroju emrave të përfolur, për të vjedhur sadopak nga përfolja e tyre.

Bleona Qerreti në një foto të postuar prej vetë asaj

Kësaj nuk i ka shpëtuar as modelja shqiptaro amerikane Anxhela Martini. Të dyja janë parë fillimisht në një foto, në Ibiza, ku Bleona prekte lehtaz dhe sensualisht me buzë, supin e shoqes së saj. (foto te rubrika paparazzi lart) Po cdodh të nesërmen? Bleona sërish shpërndan një foto (foto e madhe), ku të dyja vajzat duken sikur janë zgjuar bashkë në krevat, pas natës së shfrenuar të disa orëve më parë….

Fiks një foto e denjë për të kapur faqet e gazetave dhe klikimet në WEB. Dhe Bleona edhe njëherë ja arriti. U shfaq edhe një ditë më shumë. Për të në kujtuar se ende është gjallë, dhe për të bërë të harrojmë se ende se ka mbajtur as koncertin madhështor që premtoi dhe se ka nxjerrë as albumin e paparë që s'po rrealizohet kurrë. Ahhhhhhhhh po……Bleona  është edhe këngëtare.

Por, ajo vetëm si e tillë nuk po shfaqet në publik. Prandaj "Lapsi.al" bën një thirrje për shtypin rozë: "Bëni disa ditë pushim nga Bleona". Mjaft më me fotot e saj, që janë po aq reale sa edhe vokali i saj.

 

Bleona dhe Paris Hilton

Me ish bashkeshortin Gani Bardha djalin e biznesmenit shqiptaro amerikan Ekrem Bardha