• |
ide | kryesore

Mos e çoni dëm kot… nga urina përftohet energji elektrike

Arkiva, Stil
trompa.jpg



Një grup shkencëtarësh britanikë kanë krijuar një bateri që e transformon urinën në rrymë elektrike. Nuk është shpikja e parë e kësaj natyre, por studimi anglez është më i kompletuari dhe më frytdhënësi deri tani. Dhe teorikisht, duket më i përshtatshmi për t’u përdorur në industri. 

Kështu që mjafton të pijmë shumë ujë dhe mund të karikojmë falas bateritë e celularit apo biçikletat elektrike. Bateria e re nuk është gjë tjetër veçse një enë e mbushur me mikrobe të aftë që të shkaktojnë një reaksion kimik tek urina. Ky proçes lëshon elektronë që falë disa elektrodave transportohen jashtë në formën e rrymës elekrike. 

Shkencëtarët britanikë lidhën në një njësi të vetme disa cilindra në madhësinë e një cigareje dhe një sifon urine, në mënyrë që t’u siguronin mikrobeve një fluks të vazhdueshëm urine. Rezultati ishte pozitiv: fuqia energjitike e urinës ishte 3 herë më e madhe se ajo e marrë nga bateri të ngjashme që furnizoheshin me mbetje ushqimore, bar apo insekte të ngordhur. 

Ioannis Ieropoulos, përgjegjësi i projektit studino, shpjegoi se urina e njeriut ka nivelin e duhur të aciditetit, është përcjellëse e mirë e rrymës elektrike dhe mbi të gjitha, ka një përbërje të ulët të materies organike. Që të funksionojnë sa më mirë, këto bateri kanë nevojë për urinën e njerëzve të shëndetshëm dhe me peshë normale.