• |
ide | kryesore

Një tjetër kupë bote, por sexy në Brazil

Arkiva, Stil
brazil (1).jpg



Të veshura me bikini të kuq dhe bizhu floriri, ato pozojnë para kamerave asetin e tyre të veçantë. Këto janë 27 gratë që së shpejti do të ndeshen për titullin Miss Bum Bum Brazil 2014.

Kompeticioni, që ofron një çmim prej 22.000 dollarë dhe shancin për famë botërore, kërkon të gjejë ekzemplarin më spektakolar të të pasmeve femërore në Brazil. Në fazën e tij të parë, përfaqësueset e çdo shteti të Brazilit përballen me votën publike online, pas të cilës përzgjidhen 15 finaliste.

Faza e dytë do të nxjerrë fituesen e përzgjedhur nga juria në një ceremoni në Nëntor. Tani në vitin e katërt, Miss Bum Bum Brazil i ka kapërcyer fillimet e tij modeste dhe është kthyer në një event me famë ndërkombëtare.  Fituesja e tij fiton të drejtën për të konkurruar në evente të tjera të ngjashme në Majemi, Japoni, apo në kampionatin botëror.

Këtë vit, konkurentet përfshijnë një sozi të Megan Fox, Claudia Alende; dy binjake  Graziella dhe Rafaella Fornazieri; një modele e masave të mëdha (L dhe XL), Juliana Bittencortt; dhe konkurenten më në moshë në një kompeticion të tillë, Patricia Oliveira, 39 vjeç.

Kush nga këto mendoni se do ta fitojë titullin këtë vit?