• |
ide | kryesore

Shkodran Mustafi kushton 50 milionë euro, u ble vetëm 8 milionë

Arkiva, Sport
shkodran-mustafi.jpg



Shifër marramendëse ka vendosur ekipi i Valencias për Shkodran Mustafin, mbrojtësin shqiptar që nënshkroi këtë javë me ekipin spanjoll. Klubi që dëshiron ta këtë Mustafin do të duhet të paguajë 50 milionë euro. Një shumë marramendëse kjo për një mbrojtës. Valencia i pagoi 8 milionë euro ekipit italian të Sampdorias dhe nënshkroi një kontratë 5 -vjeçare me lojëtarin që u shpall kampion bote me Gjermaninë. Shuma e vendosur tashmë për kartonin e tij sigurisht që do t’i bëjë të ndihen keq italianët që e shitën për një shifër të tillë.