• |
ide | kryesore

A ka shqiptare që do blejnë fustanet e Victoria Beckham në 20 gusht

Arkiva, Paparazzi
foto.jpg



Victoria Beckham ka vendosur të nxjerrë në shtije 600 veshje të saj, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për rastin Besser. Secila veshje e Beckham ka rëndësinë e saj të veçantë, ajo madje do të shes edhe fustanin që e ka veshur në takimin e parë më futbollistin David

Gjithçka ka lindur nga një udhëtim i ish-Posh Spice në shkurt të këtij viti në Afrikë, ku ka njohur Mitch Besser, themeluese e “mothers2mothers”, një organizatë jofitimprurëse për nënat e prekura nga virusi HIV. “Mitch Besser është gruaja më e jashtëzakonshme që kam njohur. Kur u ktheva në shtëpi hapa gardërobën time dhe thashë çfarë mund të bëj?”, thotë Victoria Beckham.

Ajo ka përzgjedhur 600 veshje nga gardëroba e saj dhe ka menduar që t’i shesë, ku të gjithë të ardhurat do të shkojnë për rastin Besser. Secila prej veshjeve është e lidhur me një moment të veçantë të Beckham, një fustan i një sfilate në Paris në 2007, një fustan që Victoria ka veshur gjatë një shfaqjeje teatri ku luante Kate Holmes në 2008, një fustan që ajo ka veshur në shopping në Nju Jork në 2012. Gjithashtu, edhe fustani që ka veshur në takimin e parë me David do dalë në shitje. Blerja e veshjeve do të bëhet online përmes site “The Outnet” duke filluar nga 20 gushti. Ende nuk dihet nëse do të ketë femra shqiptare që do të blejnë në këtë ankand online.