• |
ide | kryesore

Arsenal fiton superkupën. Giroud vulos fitoren

Arkiva, Sport
Arsenal-2.jpg



Skuadra e Arsene Wenger ka zhvilluar një super ndeshje në përballje me Manchester City’n.

Londinezët me lojën e shfaqur treguan se janë të përgatitur mjaft mirë për sezonin e ri. Santi Cazorla pas 21 minutave lojë zhbllokoi rezultatin duke e sjell Arsenalin në epërsi prej 1-0.

Fituesja e Fa Kupës edhe pas avantazhit vazhdoi me lojë të mirë dhe në minutën e 42-të përmes Araon Ramsey dyfishoj epërsinë në 2-0, rezultat më të cilën skuadrat shkuan në pushim.

Futbollistët e Manchester City’t e nisën më mirë pjesen e dytë duke rrezikuar disa herë portën e londinezëve, madje Jovetic goditi edhe shtyllën pingule.

Mirëpo, atë që nuk e bëri City, e bëri skuadra kundërshtare e cila më anë të sulmuesit Olivier Giroud shënoi golin e tretë, që ishte një super gol i sulmuesit francez.

Pavarësisht se skuadra e Manuel Pellegrinit deri në fund të ndeshjes provoi që të gjeje rrugën e golit, megjithatë, ajo dështoi në te gjitha sulmet.