• |
ide | kryesore

E rrallë / Luan me violinë gjatë operacionit, ndërsa mjekët i vendosnin elektrodë në tru

Arkiva, Stil
violinist.jpg



Një violinist i diagnostikuar me një çrregullim që i shkaktonte dridhje, u mundësoi kirurgëve të lokalizonin vendin e saktë ku duhej vendosur implanti kurues në tru, duke luajtur në instrument gjatë operacionit.

Roger Frisch, një maestro i Orkestrës së Minesotës, u diagnostikua në vitin 2009 me një çrregullim që ndodh kur seksione të trurit që kontrollojnë lëvizjen fillojnë të dërgojnë sinjale anormale. Çrregullimi i i tij ishte kaq i lehtë, sa nëse ai do kishte një profesion tjetër ndoshta as nuk do ta kishte kuptuar dhe do ta kishte injoruar, por për një violinist koncertesh, do të thoshte një kërcënim për karrierën.

Mjekëve iu deshën rreth dy vjet për të përcaktuar diagnozën e saktë të Frisch, e më pas i  sugjeruan atij një proçedurë kirurgjikale ende eksperimentale të quajtur Deep Brain Stimulation (stimuli i brendshëm i trurit)

Ndërhyrja konsistonte në vendosjen në tru të një elektrode të vogël, e cila sipas mjekëve do t’i mundësonte  Frisch të kontrollonte çrregullimin e tij. Në mënyrë që elektroda të funksiononte siç pritej, ajo duhej të vendosej në një pozicion specific shumë të saktë.  Kirurgët mund të ndërhyjnë në tru, pa ndjerë dhimbje dhe kjo gjë u mundëson atyre të shohin në kohë reale se si dridhja e shkaktuar nga çrregullimi ndryshon me vendosjen e elktrodës gjatë operacionit. Gjithësesi, dridhja e Frisch ishte kaq e lehtë, sa kirurgët u shqetësuan nëse do ishin në gjendje të kuptonin në kohë se elektroda ishte vendosur si duhej.

Pikërisht ky shqetësim i shtyu mjekët të dilnin me një ide gjeniale, duke i kërkuar Frisch të luante në violinë gjatë ndërhyrjes, për t’i ndihmuar ata në lokalizimin e vendit të duhur për vendosjen e elektrodës.  Një akselerometër u vendos në fund të harkut të violinës dhe shërbeu për të “përkthyer” dridhjen në një grafik që shfaqej në monitorin e kompjuterit që ndihmonte mjekët gjatë operacionit.  E kështu, ndërkohë që mjekët vendosnin elektrodën, ai luante në violinë.

Disa muaj pas operacionit ai vazhdon jetën normale. Ai tani mban me vete një pajisje të vogël që e lejon atë të ndezë, ose të fikë dridhjen e tij përmes një butoni që kontrollon elektrodën stimuluese.  Vetëm tre javë më pas ai mundi të luante një koncert të plotë dhe të rimerrte pozicionin e tij në Orkestrën e Minesotës. (pergatiti Lapsi.al)

Per kedo qw do ta shohi me video operacionin dhe shpjegimin e mjekeve e gjen ne:     http://www.everydayhealth.com/news/violinist-plays-for-his-surgeons-as-they-operate-on-his-brain/