• |
ide | kryesore

Sot në mbrëmje superkupa. Reali prezanton blerjet e reja

Arkiva, Sport
fin.jpg



Sonte në qytetin e Cardiffit duke filluar nga ora 20:45, do të zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Evropës në futboll.

Janë të dy skuadra spanjolle që kërkojnë një tjetër sukses evropian, Reali si fitues i Ligës së Kampionëve dhe Sevilia fituese e Europa League.

Carlo Ancelotti këtë ndeshje pritet ta nis me formacionin më të mirë të mundshëm, ku sulmi do të përbehet nga Ronaldo, Benzema, Bale dhe James Rodriguez pas tyre.

Ndërsa pezullimi i Xabo Alonsos për këtë ndeshje, do t’i jap mundësinë Toni Krossit që të tregojë vetën në ndeshjen e parë të tij zyrtare me Realin