• |
ide | kryesore

Conte, trajner i Italisë? I paraqet disa kushte Federatës

Arkiva, Sport
conte_0.png



Ish -trajneri i Juventus -it, Antonio Conte duket se ka pranuar në parim për të drejtuar kombëtaren e Italisë, por me disa kushte. Listën me kërkesat e tij ai mësohet se ia ka paraqitur Federatës Italiane të Futbollit. Presidenti i ri i federatës, Carlo Tavecchio, ka pranuar se ka folur me 45-vjeçarin. Sipas tij, drejtimi i kombëtares nga Conte, do të ishte një dhuratë për Italinë. Nuk dihet ende nëse Federata do t'i pranojë kushtet e ish -trajnerit të Juventus. Nëse marrëveshja nuk arrihet, në listë për të drejtuar kombëtaren është ish -trajneri i Udinese -s, Francesco Guidolin.