• |
ide | kryesore

Ribery në “pension”, nuk do të luajë më për kombëtaren e Francës

Arkiva, Sport
0.jpg



Frank Ribery nuk e ka përtypur lënien jashtë kombëtares franceze në botërorin e Brazilit, ndaj ka vendosur të mos jetë më pjesë e saj. 31 -vjeçari i Bayern Munchen ka bërë të ditur se nuk do të luajë më me fanellën e Francës. 

“Unë mendoj se kjo është më e mira për momentin. Dua t'ia dedikoj veten më shumë familjes dhe të përqëndrohem në synimet me Bayernin. Dua t'ua lë vendin edhe lojtarëve të rinj”, -ka thënë ai.

Franck Ribery ka luajtur 82 ndeshje me Francën që prej vitit 2006 kur debutoi për herë të parë dhe ka shënuar 16 gola. Sezonin që shkoi ai ishte një ndër pretendentët për të fituar Topin e Artë.