• |
ide | kryesore

Vdekja e Robin Williams, Paris Hilton ngatërron aktorin me këngëtarin Robbie Williams

Arkiva, Pikante
paris hilton1.jpg



Vetëvrasja e aktorit Robin Williams, përveç miqve dhe fansave, ka hidhëruar edhe mbarë botën e artit dhe të Show Bizz -it. Keqardhje ka shprehur me anë të një mesazhi në Twitter edhe Paris Hilton. Por trashëgimtarja e rrjetit të hoteleve të njohur "Hilton", e cila së fundi është parë edhe duke pozuar me Bleona Qerretin në Ibiza, ngatërron aktorin amerikan Robin Williams me këngëtarin britanik Robbie William. "Lamturmirë Robin, një prej këgëtarëve më të mirë që kam dëgjuar' – shkruan Hilton. Nuk ka si të jetë ndryshe, pasi aktori Williams nuk ka kënduar ndonjëherë, të paktën në publik, aq më pak të ketë nxjerrë në treg ndonjë disk.