• |
ide | kryesore

Avionët e së ardhmes, ja si do të jenë

Arkiva, Stil
jet2.jpg



A do të mund të fluturonit në një avion pa dritare? Duket si makth, por nuk është kështu. Në vend të dritareve, modeluesit e Technicon Design mendojnë të përdorin ekranë fleksibël për të mbuluar tavanin dhe muret e avionit, në modelin e tyre të avionit pa dritare.

Në këto ekranë mund të shfaqen panorama të pamjes së jashtme në kohë reale, të cilat vijnë përmes disa kamerave të instaluara jashtë. Pra ju mund të shihni jashtë pa patur nevojën e dritareve.

Përveç panoramës së jashtme, ekranët mund të programohen për të shfaqur pamje të ndryshme të natyrës. Dhe ju mund të ndiheni sikur jeni në Paris apo pse jo edhe në hapësirë.

Përmes këtyre ekranëve mund të bëhen të mundura edhe video –konferencat. Avionët e tanishëm përdorin teknologji që janë të përafërta me projekte të tilla. Kështu që nuk do të jetë e largët dita që të fluturoni me avionë të tillë. Megjithatë, ky koncept i së ardhmes ju bën të mendoni se cila mund të jetë shpikja tjetër e teknologjisë. Ndoshta makinat pa dritare?