• |
ide | kryesore

Erdogan, triumfi i populizmit

Arkiva, Ide
2014-08-14-09-04-29--1364127064.jpeg



Triumfi i Rexhep Tajip Erdoganit në zgjedhjen e para direkte presidenciale të Turqisë nuk është befasi. Erdogan është popullor dhe si kryeministër që nga viti 2003 i ka prirë një një vale të suksesit ekonomik. Por ai është gjithashtu një populist, i cili ka forcuar në mënyrë të vazhdueshme kontrollin e tij mbi shtetin dhe mediat, duke demonizuar të gjithë kritikët (përfshirë ish-aleatët si kleriku i mërguar Fethullah Gylen) në proces.

 
Si te udhëheqësit tjerë populistë, të tillë si kryeministri hungarez Viktor Orban, ose i ndjeri Hugo Chavez në Venezuelë, koordinimi i premtimeve elektorale të Erdoganit me performancën e tij në zyrë është një enigmë.
 
Personalitete të tilla fillojnë duke sulmuar kundërshtarët për korrupsion dhe duke i akuzuar ata për rrëmbimin e shtetit për interesa të një strukture politike egoiste që përjashton interesat e njerëzve të zakonshëm. Megjithatë, kur vijnë vetë në pushtet përfundojnë duke u sjellë saktësisht njëjtë, duke e trajtuar shtetin si pronë të tyre ose të partisë së tyre dhe duke e futur në në, ose të paktën duke falur, korrupsionin.
 
Zakonisht, kjo hipokrizi e dukshme nuk dëmton 'perspektivat zgjedhore’ të populistëve, siç ka dëshmuar suksesi i tashëm dramatik i Erdoganit. Pse?
 
Në kundërshtim me shumë dituri konvencionale, populizmi nuk është i përcaktuar nga një zonë e caktuar zgjedhore – e tillë si klasa më e ulët e mesme – ose nga politikat e thjeshta që i lënë pas dore masat, siç argumentojnë vëzhguesit liberalë shpesh.
 
Përkundrazi, populizmi është një koncept moralizues i politikës dhe një populist është një politikan që pretendon se ai ose ajo dhe vetëm ai ose ajo, me të vërtetë përfaqëson popullin, duke përjashtuar të gjithë kundërshtarët politikë duke u atribuar atyre rolin e përfituesve të ligj.
 
Prapa këtij pretendimi qëndron supozimi i mëtejshëm se njerëzit kanë një vullnet të përbashkët që vërtet synon të mirën e përbashkët dhe se udhëheqësit autentikë të popullit – të tillë si Erdogan, i cili bëri fushatë nën moton "Dëshira Kombëtare, Fuqia Kombëtare" – mund të identifikojë dhe të zbatojë atë.
 
Populistët, pra, nuk janë vetëm anti-elitistë, ata janë domosdoshmërisht anti-pluralistë dhe në këtë mënyrë anti-liberalë. Politika e tyre gjithmonë e polarizuar ndan popullsinë aktuale në njerëz me moral të pastër dhe të pamoralshëm – që Erdogani shpesh i ka quajtur thjesht "tradhtarë".
 
Në sytë e populistit, asgjë nuk mund të jetë një opozitë legjitime. Kushdo që është kundër udhëheqësit është automatikisht kundër popullit. Dhe sipas kësaj logjike, kushdo që është kundër populli t nuk mund t’i përkasë popullit vërtet.
 
Kjo shpjegon akuzat e Erdoganit se protestuesit në “Gezi Park” verën e kaluar, të cilët demonstruan kundër planeve të qeverisë së tij për të ngritur një qendër tregtare, nuk ishin turq. Dhe kjo shpjegon prononcimin e të tij të habitshëm "Ne jemi njerëzit. Kush jeni ju? "në fillim të këtij viti kur ai pranoi nominimin për kandidat për president nga Partia për Zhvillim dhe Drejtësi.
 
Shpesh është thënë se populistët nuk mund të qeverisin, apo se do të ekspozohen si të paaftë kur të zgjedhen në poste. Sipas kësaj pikëpamjeje, partitë populiste janë në thelb parti protestuese dhe protesta nuk mund të qeverisë, sepse është e pamundur të protestosh kundër vetes.
 
Por gjërat nuk janë aq të thjeshta. Populistët zakonisht vendosin një stil qeverisës që pasqyron akuzat që ata zbuluan kundër qeverisjes politike të mëparshme. Ata kapin çdo lloj pushteti që munden, çrregullojnw kontrollin dhe balancet, mbushin të gjitha zyrat e shtetit me miq të tyre dhe shpërblejnë mbështetësit e tyre (dhe vetëm mbështetësit e tyre) me përfitime në këmbim të besnikërisë së tyre – ajo që analistët politikë e quajnë "klientelizëm në masë".
 
Jörg Haider- populisti djallëzor austriak për shembull do t’u jepte në rrugë nga 100 euro (134 dollarë) në dorë si dhuratë "njerëzve të tij".
 
Natyrisht, të gjitha partitë kërkojnë të kujdesen për zgjedhësit e tyre së pari. Çfarë është e veçantë në lidhje me politikanët populistë është se ata mund ta bëjnë këtë në mënyrë të hapur dhe me një ndërgjegje të pastër. Në fund të fundit, në qoftë se vetëm përkrahësit e tyre janë me të vërtetë "njerëzit," të gjithë të tjerët nuk meritojnë përkujdesjen.
 
Në të njëjtën mënyrë partitë populiste kanë tendencë për të kolonizuar me zell shtetin. Nëse vetëm njëra parti në të vërtetë përfaqëson “njerëzit”, pse të mos bëhet shteti instrument i “njerëzve”? Dhe kur populistët kanë një mundësi për të shkruar një kushtetutë të re, pse të mos shkelin me thundër patkoi çdo opozitë, e cila sipas definicionit duhet të përbëhet nga armiqtë e popullit (të cilët shpesh janë akuzuar si agjentë të huaj)?
 
Kjo shpjegon pse në qeveri populiste 'klientelizmi dhe korrupsioni nuk u dëmton liderëve të tyre në mënyre thelbësore mbështetjen nga elektorati. Praktika të tilla janë perceptuar si shërbim ndaj "neve" të moralshmëve në kurriz të "atyre" të pamoralshmëve ose të huajve.
 
Kështu, bësimi i liberalëve që vetëm duke vënë në dukje “korrupsionin e populistëve” mund t’i diskreditosh ata, është një shpresë e kotë. Liberalët gjithashtu duhet të tregojnë që për shumicën dërrmuese të qytetarëve klientilizmi nuk jep përfitime dhe se mungesa e llogaridhënies demokratike, një burokraci jofunksionale dhe erozioni i shtetit të së drejtës për një kohë të gjatë vetëm se do t’i dëmtojë njerëzit – të gjithë ata.