• |
ide | kryesore

“Lojëtari i Vitit”, ja 3 finalistët e UEFA

Arkiva, Sport
cr7.jpg



Christiano Ronaldo, Arjen Robben dhe portieri Manuel Neuer janë tre finalistët e UEFA -s në garën për “Lojëtarin e Vitit”. Sulmuesi i Real Madrid dhe dy lojëtarët e Bayern Muchen ishin pjesë e listës me 10 futbollistë që pretendonin këtë titull. Nëse do t’i shkojë Christiano Ronaldo -s, ky do të jetë trofeu i dytë personal për portugezin, pas “Topit të Artë”. Në listën fillestare ishin edhe Lionel Messi, Angel di Maria, Luis Suarez, Diego Costa, Thomas Muller e James Rodrigues. Lojetari i vitit do të shpallet me 28 gusht, gjatë hedhjes së shortit për ndeshjet në grupet e Champions League.