• |
ide | kryesore

Një kovë me akull në kokën e miliarderit Bill Gates

Arkiva, Syri i Lapsit
bill gates.jpg



Bill Gates pranon sfidën publike të Mark Zuckerberg. Miliarderi i Microsoft iu përgjigj pozitivisht sfidës që ideatori i Facebook i bëri online për t’iu bashkuar sfidës së hedhjes së një kove me ujë dhe akull në kokë.

Gjithçka bëhet për bamirësi në kuadër të një nisme për mbledhjen e sa më shumë fondeve për të sëmurët me sklerozë.

Kjo inisiativë ka mbledhur mjaft emra të njohur të ekranit dhe Show Bizz. Pjesë e asaj që ka marrë emrin si “sfida e kovës se ngrirë” u bë fillimisht Zuckerberg, që i lëshoi një sfidë të hapur miliarderit të Microsoft.

Dhe ky i fundit, megjithëse numëron më shumë vite mbi shpatulla dhe më shumë miliona në llogari, “nuk i bëri bisht” sfidës. Shihni pamjet…