• |
ide | kryesore

Viti i Ri festohet edhe në gusht

Arkiva, Stil
o-BERCHULES-570.jpg



Dhjetori është larg, por banorët e qytezës së Berchules në Spanjë nuk e vrasin fort mendjen. Për 20 vjet me rradhë ata e kanë festuar vitin e ri në muajin gusht. Tradita në fjalë nisi në vitin 1994 kur u fikën dritat natën e Vitit të Ri dhe atmosfera festive u ndërpre në mes. Shishet e shampanjës mbeten të mbyllura dhe qyteza u zhyt në errësirë. Njerëzit nuk patën mundësi t’i jepnin njëri – tjetrit të famshmin “abrazo”, përqafimin e ngrohtë të ndërrimit të viteve.

Banorët e zemëruar vendosën të shtynin festën për disa muaj, në gusht. Dhe kështu lindi tradita e Vitit të Ri në këtë muaj. Problemi është të gjendet babagjyshi i Vitit të Ri, sepse me temperaturat e larta, nuk ka burrë në qytet që pranon të vishet aq trashë. Qyteza e Berchules ka një popullsi prej 800 banorësh, por çdo vit vizitohet nga mijëra turistë sepse "fiesta" e Vitit të Ri është me të vërtetë argëtuese, plot me kërcimtare të Sambës. Për më tepër, të gjithë banorët veshin të brendshme të kuqe që t'u sjellë fat për “Vitin e Ri” ose për atë që ka mbetur prej tij. Gëzuar Vitin e Ri Bérchules!