• |
ide | kryesore

Beyonce bën gati divorcin me Jay Z

Arkiva, Paparazzi
beyonce.jpg



A do të rikthehet Beyonce në një “Single Lady”? Tashmë që sapo ka përfunduar turi i saj i fundit, janë shtuar zërat për fundin e martesës së saj me reperin Jay Z. Gjithçka vjen ne faqe të parë të kopertines Us Weekly. Duket se Beyonce shumë shpejt do t’i thotë “mjaft” marteses 6- vjeçare. Burime të brendshme i thanë gazetës amerikane se 32 vjeçarja tashmë po mendon që ndarja të jetë pa probleme për vajzën 2 vjecare Blue Ivy. Të njëtat burime shtuan se gjithçka mund të bëhet publike pas turit të koncerteve në Paris. Prishja e martesës u duk më e qartë pas publikimit të disa fotove ku Jay Z sulmohej nga motra e Beyonce në dalje të ashensori në Standard Hotel. Më pas kengetarja bëri gjithcka për të treguar një familje të lumtur me fotot që postonte në Instagram por burimet saktësuan se gjerat brenda nuk janë aq rozë sa duken. Po sipas gazetes, Beyonce tashmë po kërkon një shtëpi të re. Ajo është parë e vetme në një apartament në Manhatan që kushton 21.5 milion dollare.