• |
ide | kryesore

Dy shahistë të vdekur në Olipmiadë

Arkiva, Sport
Kurt_Meier(Seychelles).png



Dy të vdekur në pak orë. Duket sikur humbjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën por hijet e dyshimit qëndrojnë. Gjithçka po ndodh në Olimpiadën e shahut që po zhvillohet në Tromso të Norvegjisë. Në garë janë 1800 konkurrentë nga 174 vende të botës ndërsa përballë do të vihen edhe kampionët më të mëdhenj të këtij sporti.

Por duket se shkaqet janë: stresi, abuzimi me pilula farmaceutike (edhe në këtë sport nuk mungojnë dopingët) dhe alkooli. Këto janë hipotezat që hidhen nëpër korridorret e pallatit të sportit ku po zhvillohet Olimpiada.  

Zvicerani Kurt Meier, 67 vjeç, (në foto) u rrëzua në mes të lojës. Pak orë më pas një tjëtër shahist që i përkiste kombëtares se Uzbekistanit u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit.

Autoritetet deklaruan se po i hetojnë me imtësi të dyja rastet. Nuk përjashtohet vdekja për shkaqe natyrale por do të jenë autopsitë ato që do të sqarojnë gjithçka.