• |
ide | kryesore

Kim Kardashian do të ketë një katedrale personale

Arkiva, Paparazzi
article-0-2080FE3300000578-758_634x935.jpg



Kanye West nuk e ka fshehur kurrë dashurinë ndaj bashkëshortes së tij të famshme Kim Kardashian, por duket se është gati që devotshmërinë e tij ta çojë në një nivel tjetër. The National Enquirer thotë se muzikanti ekstravagant dëshiron të ndërtojë një katedrale të ngjashme si Sagrada Familia e Barcelonës, në nder të gruas. West e ka vizituar katedralen e famshme spanjolle disa herë dhe është marrosur pas saj. Sipas tij një ndërtesë e përmasave të tilla do të jetë një homazh i vertetë i çiftit por do të jetë edhe atraksioni më i vizituar turistik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë në hije ikona si Empire State Building. 37 vjeçari ka tashmë në dispozicion 5 milionë dollarë për projektin, por nuk ka harruar tu kërkojë fonde fansave të tij. Nuk është hera e parë që Kanye West e portretizon veten e tij si hyjnor, madje edhe kënga e tij më e fundit titullohet “Unë jam Zot”. Kanye West dhe Kim Kardashian u lidhën në martesë në një ceremoni luksoze, në Firence, në praninë e vajzës së tyre North, familjarëve dhe një grupi të vogël miqsh.