Ende pa filluar mirë dhe Antonio Conte ka krijuar polemikë në Itali. Fjala është për rrogën e pasardhësit të Cesare Prandelli-t në krye të kombëtares italiane. Sepse sipas kontratës së nënshkruar gjysma e rrogës së teknikut italian do të paguhet nga sponsori i kombëtares italiane të futbollit, Puma. Dhe dihet që cështja e pagës ishte ajo që shtyu në kohë marrjen ne vendimit për konfirmimin e Conte-s.
Mediat italiane kanë filluar ta denoncojnë këtë marrëveshje që dyshohet se mund të sjellë një konflikt interesi. Gazeta La Repubblica ka ngritur pyetjen: “si do të veprojë Conte me lojtarët që kanë një kontratë sponsorizimi me të njëjtën multinacionale që paguan edhe pagën e tij”?
Për La Stampa, «futbolli italian po përballet me ndërhyrjen e interesave tregtare. Një trajner i paguar nga një sponsor mund të favorizojë një futbollist që paguhet nga e njëjta markë”.
Ndërsa për këto kritika vetë Conte pritet të japë shpjegime në të parën konferencë të tij për shtyp, në 19 gusht në Romë”.