• |
ide | kryesore

Shaqiri pranë Juventus, ndërrohet me Vidal

Arkiva, Sport
shaqiri xh.jpg



Xherdan Shaqiri, mesfushori me origjinë kosovare i Bajernit të Mynihut kthehet sërish në protagonist ne merkato. Sipas mediave italiane, klubi bavarez ka futur futbollistin në tratativat me Juventusin për të blerë Arturo Vidal.

Edhe më parë Shaqiri ishte përballur me interesimin e kampionëve të Italisë, por këtë herë tranferimi mund të mbyllet në një mënyrë tjetër. Bajerni i Mynihut është gati të paguajë 40 milion euro si dhe të kartonin e Xherdan Shaqirit për të marrë shërbimet e Vidal.

Kjo lëvizje shihet mund të bindë Juventusin, që më parë ishte në bisedime me Manchester United për të shitur mesfushorin kilian.