• |
ide | kryesore

Thiago Motta-s i thyejnë hundën (VIDEO)

Arkiva, Sport
motta-recibio-cabezazo-brutal-por-parte-brandao-1408210510549.jpg



Thiago Motta doli me hundë të thyer nga ndeshja mes PSG – Bastia. Mesfushori italian i PSG u qëllua nga sulmuesi brazilian i Bastia-s, Brandao. Ashtu siç shihet në filmimin e shkurtër, (video në linkun https://vine.co/v/M3KU16KgnvZ), Brandao e pret atë në tunelin e dhomave të zhveshjes, pas humbjes 2 – 0 të ekipit të tij dhe e qëllon me kokë në hundë. Presidenti i PSG,  Nasser Al Khelaifi kërkoi që sulmuesi, i cili debutoi sot me ekipin e Bastia-s, të përjashtohet përjetë nga futbolli. “Është një gjest i rëndë dhe që nuk mund të kalojë pa u vënë re, – tha presidenti i PSG.