• |
ide | kryesore

Van Gaal dështon që në nisje

Arkiva, Sport
van gaaal.jpg



Fillon keq aventura e teknikut hollandez Louis Van Gaal tek Manchester United. “Djajtë e kuq” janë mundur në Old Traford nga Swansea 2-1. Një gol mjaft i bukur i Rooney me roveshatë ka barazuar përkohësisht rezultatin por Swansea ka kaluar në avantazh sërish në minutën e 72-të.

Disa minuta më parë Van Gaal kishte hedhur në fushën e lojës edhe Fellainin por fitorja nuk ka ardhur.

Ishte kjo një nisje fallso për United që nuk ka treguar asnjë në lojë dhe për më tepër ka bërë shumë gabime në mbrojtje.

Ka ende kohe për të rregulluar por kjo ndeshje duhet harruar nga Van Gaal që u prit nga tifozët si “shpëtuesi” pas një sezoni të dështuar.