• |
ide | kryesore

Bërtiti telefonit që të karikohet! Një aplikacion që karikon baterinë përmes zërit

Arkiva, Stil
Young_woman_shouting_at_p.jpg



E keni vënë re që telefonit celular i bie bateria në momentin më të papërshtatshëm, duke të të acaruar nga nervat? Tani ka ardhur koha që t'i bërtasësh atij sa të duash dhe në këtë mënyrë e karikon baterinë e rënë. Kjo falë një aplikacioni të krijuar nga disa studiues Londinezë, të cilët kanë shpikur një teknologji të re që përdor zërin e njeriut për të karikuar telefonin. Madje nëse je në një kafene, në një stadium apo koncert, bateria të karikohet më shpejt. Prototipi i këtij mjeti unik, që ka përmasat e një telefoni të vogël, përdor oksidin e zinkut që kthen vibrimet e zërit në energji. Aparati mund të gjenerojë 5 Vat energji, mjaftueshëm për të karikuar një bateri të rënë. Aparati teknologjik është mirëpritur nga Nokia, e cila është e interesuar t'i çojë kërkimet më tej, deri në përshtatjen e aparatit me telefonat celularë.