• |
ide | kryesore

Juventus kërkon Radamel Falcao

Arkiva, Sport
flacao.jpg



Juventus ka hedhur sytë tek Radamel Falcao megjithëse e di se është pothuajse një “mision i pamundur”. Por Marotta ka vendosur të bëjë pak më shumë se një provokim. Drejtuesi i bardhezinjve ka folur me agjentin e kolumbianit madje edhe me përfaqësuesit e klubit francez të Monaco për të mësuar se si mund të realizohet një lëvizje e tillë.

Dhe duket se pengesa më e madhe është paga e lojtarit që merr 12 milion euro neto në sezon. Nga ana tjetër klubi i Monaco-s ka nisur një politikë shkurtimesh të shpenzimeve. Pjesë e kësaj ishte edhe shitja e James Rodriguez tek Real Madrid. Mënyra se si të lirohet nga paga e Falcao-s duket se është edhe qëllimi i klubit francez që për momentin i ka lënë të hapura negociatat me italianët e Juventus.  

Por edhe tek Juventus, në rast të mbërritjes se Falcao-s duhet të lirohen nga Llorente. Ndoshta ky i fundit po vendoset si pjesë e marrëveshjes për marrjen e Falcao. Për momentin gjithçka është e hapur.