• |
ide | kryesore

Buffon po shijon dashurinë e re

Arkiva, Paparazzi
bufonn.jpg



Janë pushimet e para të dashurisë së Gigi Buffon dhe Ilaria D'Amico. Po shijojnë plazhet e Greqisë por nuk mungon shprehja e pasionit mes tyre me puthje dhe përqafime madje pa u shqetësuar fare nga të pranishmit apo nga fotografët.

Terheqja mes portierit të Juventus dhe gazetares së “Sky” është e dukshme. Një çift mjaft i dashuruar në dukje por sapo të mbarojnë pushimet duhet të bëjnë llogaritë. Ajo duhet të niset për në Milano dhe ai për në Torino (dhe shpesh në transfertë me skuadrën e tij). Ajo tashmë single me një djalë dhe ai me dy fëmijë, i sapodivorcuar dhe me një sërë dokumentash dhe seancash gjyqësore për ndarjen përfundimtare. A do të ndikojnë problemet e jetës së përditshme tek dashuria e tyre? Mbetet për të parë.