• |
ide | kryesore

Presidenti Francez Holande, më i dashuruar se kurrë

Arkiva, Stil
catalog-cover-large-2.jpeg



"Ata duhen më shumë se kurrë". "Ata do ti bëjnë pushimet sëbashku". Pse jo do të kalojnë pushimet në fshehtësi…, do të shpallin martesën… etj. Shtypi rozë ne Francë vazhdon të jetë i pasionuar pas lidhjes dashurore të presidentit Holond, me aktoren Zhuli Gaje. Eshtë pikërish kjo grua, lidhja me të cilën e bëri Fransua Holond-in, të braktiste lidhjen disa vjecareme gazetaren, Valeri Triervejer. Atë kohë, në ndërimin e viteve 2013-2014, ngjarja shkaktoi nje skandal të vërtetë, pasi presidenti francez u pa mbi një motor, duke dalë fshehurazi, nga pallati Elize, për të vajtur në shtëpinë e një mikeshe, ku takohej me Gajet.

Shtypi serioz vuri në dukje si besnikërinë ashtu edhe sigurinë e kreut të shtetit, që ishin vënë në lojë pas zbardhjes së kësaj afere. Ndërsa revistat people vazhduan me historinë e dashurisë. Fillimisht u tha se cifti i ri ishte ndarë, pasi aktorja Zhuli Gaje kërkonte, zyrtarizimin e mardhënies dhe se ajo e kish vënë këtë si kusht për vazhdimsinë e saj. Por ja erdhi vera, stina kur tirazhi i mediave people disafishohet dhe në skenë u kthye sërish, historia Holonde- Gayet. Tani revistat shkruajnë se ata duhen më shumë se kurrë, megjithëse ndonjëra vazhdon të theksojë se ata i kalojë pushimet vec e vec. Megjithëse revista Closer (foto e madhe), që botoi e para lidhjen dhe fotot e tyre, flet për një bashkim të ciftit, per pushime në jug të Francës në l'isle sur la sorgue. Por politologët thonë se ky idil i ri romantik nuk arriti ti ngreje pikët e fransua Holond në sondazhe. Ai vazhdon të mbetet presidenti më pak popullor i republikës së pestë në Francë, pasi nuk po mban asnjë nga premtimet për uljen e papunësisë dhe reduktimin e deficitit buxhetor. (lapsi.al)

 

 

 

Revista Voici e 15 gushtit ku thuhet se cifti po i kalon pushimet ndaraz

 

 

Revista Closer e cila botoi e para historine e Holonde tani shkruan se ata duhen me shume se kurre