• |
ide | kryesore

Lichtenstein jepet me qera për 70.000 dollarë nata

Arkiva, Stil
Liechtenstein keshtjella o o.jpg



Në ditët e sotme ku madhësia ka shumë rëndësi, banorët e Liechtenstein nuk e vrasin mendjen, madje ju pëlqen të jetojnë në një shtet të vogël. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku kreu i shtetit të ftojë gjithë banorët për një festë në shtëpinë e tij. Kjo ndodhi me 15 Gusht ku familja mbretërore ftoi 33.000 qytetarët për një birrë në kështjellën e tyre.

Familja mbretërore e ka kthyer këtë eveniment në një traditë disa vjeçare. Liechtenstein është aq i vogël sa edhe mund të jepet lehtë me qera. Në vitin 2011 një kompani e morri shtetin me qera për 70.000 dollarë nata.

Klientët kanë të drejtë të ndryshojnë edhe emrat e rrugëve. Liechtenstein është një parajsë fiskale për investorët e huaj dhe prodhon një të tretën e protezave të dhëmbëve. Në historinë e tij 200 -vjeçare ka patur marrëdhënie shumë të mira me fqinjët, Austrinë dhe Zvicrën. Ka ndodhur vetëm një herë kur Zvicra pushtoi pa dashje Liechtensteinin, sepse ushtarët humbën rrugën nga stuhitë.