• |
ide | kryesore

Milan nuk tërhiqet nga Cerci

Arkiva, Sport
cerciii.jpg



Milan nuk tërhiqet nga rruga që e çon në marrjen e sulmuesit Alessio Cerci. Mëngjesin e së martës administratori i deleguar i Milanit Adriano Galiani ka takuar Presidentin e Torinos Urbano Cairo dhe është e qartë që të dy kanë biseduar edhe për situatën ku ndodhet çështja e sulmuesit. Situata është ndërlikuar pasi në lojë është futur tashmë edhe Atletico Madrid. Spanjollët janë të gatshëm “të vënë në tavolinë” rreth 20 milion euro, një ofertë mjaft më e lartë se ajo që jep Milan. Megjithatë Galiani duket se nuk tërhiqet duke këmbëngulur deri në fund.