• |
ide | kryesore

Barazim në sfidën e parë të Superkupës së Spanjës

Arkiva, Sport
james.jpg



Real dhe Atletico barazuan në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, të luajtur mbrëmë në Bernabeu. James Rodrigues dhe Raul Garcia ishin dy protagonistët e takimit që përfundoi 1 – 1. Rodrigues, i transferuar për 60 milionë euro tek kampionët e Spanjës, shënoi golin e tij të parë me skuadrën e re. Kolumbiani zëvendësoi Christiano Ronaldo -n në pjesën e dytë, pas një dëmtim që pësoi portugezi. Por goli i tij erdhi në minutën e 81'. 7 minuta më vonë, në përfundim të takimit, Atletico Madrid barazon me Raul Garcia, me një gol të shënuar me kokë. Fituesi i Superkupës mbtetet të përcaktohet në ndeshjen e ardhshme, që do të luhet të premten në "Vincente Calderon".