• |
ide | kryesore

Balo te Liverpool, me 6 milion ne vit

Arkiva, Sport
Mario-balotelli-cars-collection-cover2.jpeg



Mario Balotelli është praktikisht një futbollist i Liverpoolit. Milani dhe klubi anglez kanë arritur akordin për transferimin e Supermarios në “Anfield Road” për një shumë që kap vlerën e 20 milionë Eurove. Mungon ende zyrtarizimi megjithatë mediat italiane e bëjnë fakt të kryer kalimin e 24-vjecarit në ishull me destanacion Liverpoolin.

Te Redsat sulmuesin italian do të zëvendësojë Luis Suarezin që këtë verë u transferua te Barcelona. Mëngjesin e kësaj të Enjteje, Milan Channel zbuloi se dy klubet ishin në tratativa të avancuara, dhe vetëm pak orë më vonë akordi u arrit. Mediat italiane zbulojnë gjithashtu se Supermario në stërvitjen e kësaj të Enjteje u komunikoi shokëve të skuadrës se 21 Gushti ishte dita e tij e fundit si një lojtar i Milanit. Fillimisht u fol se Liverpooli do ta huazonte lojtarin, por dicka e tillë nuk ndodhi dhe drejtuesit anglez do të derdhin në arkat e klubit kuqezi, 20 milionë Euro. Që gjithçka të bëhet zyrtare kanë mbetur edhe disa detaje të vogla për tu zgjidhur.
 
Mungon po e futbollistit por edhe ajo do të vijë kur menaxheri i Balotellit, Mino Raiola të arrijë marrëveshjen me drejtuesit e klubit të kuq, mbi bazën e një kontrate 5-vjeçare nga e cila 24-vjecari do të përfitojë 6 milionë Euro në vit?