• |
ide | kryesore

Foshnja 3 ditëshe ushqehet vetë

Arkiva, Stil
foshnja.jpg



Komuniteti mjekësor në Britaninë e Madhe është tronditur nga një foshnje që tre ditë pasi lindi arriti të ushqehej vetë me biberon. Vogëlushja, i la të gjithë gojë hapur kur krejt papritur kapi biberonin me qumësht dhe nisi të ushqehej.

“Ajo po qante dhe ishte e uritur, kur krejt papritur kapi biberonin dhe e mbajti vetë në dorë” pohoi nëna 20 vjecare për “Daily Mail”. “Nuk mund tu besonim syve. Jam aq e tronditur sa vazhdoj ta filmoj çdo ditë nga frika se mos ka diçka që nuk shkon me të” – shtoi ajo. Amara lindi në Spitalin “Queens” në Essex më 3 gusht. Ajo peshonte 2.8 kilogramë. Vogëlushja tani është 3 javëshe dhe vazhdon të ushqehet vetë.