• |
ide | kryesore

Fshesat me vakum do të zhduken nga tregu

Arkiva, Stil
fshesa me korrent.jpg



Ato konsiderohen si shpëtimi i shumë shtëpiakeve në mbarë botën, por së fundmi Bashkimi Europian ka vendosur të heqë nga tregu të gjitha fshesat me vakum me arsyetimin se ato ndotin ambientin. Duke nisur nga 1 Shtatori, të gjithë prodhuesit e këtyre mjeteve të pastrimit nuk do të jenë më në gjendje të prodhojnë apo importojnë aparatet me vakum, motori i të cilave shkon përtej 1.600 VAT. Problemi është se shumë prej markave më të mira të këtyre fshesave kanë një motor me të tilla përmasa. Fshesat me vakum që do të lejohen, do të duhet të reduktojnë përmasat motorike deri në 900 VAT. Kjo do të thotë se që prej 1 Shtatorit, të gjitha fshesat me vakum që shpenzojnë shumë energji, kanë aftësi të pakëta thithëse, shkaktojnë shumë pluhur dhe zhurmë nuk do të lejohen më në treg. Prodhuesit e këtyre makinerive janë zemëruar nga ky vendim dhe kanë kërkuar një shqyrtim të vendimit nga Gjykata Europiane e Drejtësisë. Ata pretendojnë se një motor i dobët do të shpenzojë më shumë energji dhe nuk do të ofrojë pastrimin perfekt që kërkojnë shtëpiaket të cilat me siguri do të jenë gjithashtu të zemëruara nga ky vendim.