• |
ide | kryesore

Kombëtarja në rrezik! De Biazit i mungojnë 13 lojtarë

Arkiva, Sport
de-biasi.jpg



Shqipëria në rrezik. Kur duhen vetëm pak ditë nga starti i ndeshjeve eleminatore për Europianin “Francë 2016″, trajneri i të kuqve Gianni de Biasi është më në hall se kurrë. në formacionin e tij do të mungojnë plot 13 futbollistë, të cilët ose janë larguar nga skuadra jonë, ose janë të dëmtuar, ose nuk kanë ende një skuadër, ndaj rrezikojnë seriozisht grumbullimin për takimin e 7 shtatorit ndaj Portugalisë.

Vetëm në mesfushë janë të paktën pesë lojtarë të dëmtuar, që nuk do mund të jenë të gatshëm, ndoshta edhe për ndeshjet e tetorit (varet sesi do të shkojë rikuperimi i tyre dhe nëse do mund të kapin formën e duhur).

Alban Meha (titullar absolut), Burim Kukeli, Vullnet Basha (i pazëvendëshueshem), Ledian Memushaj, Migjen Basha dhe Armando Sadiku nuk do të jenë pjesë e kuqezinjve për ndeshjen e shtatorit. Që të gjithë këtë lojtarë janë të dëmtuar dhe disa prej tyre nuk kanë nisur ende as fazën e rikuperimit.

Kështu, për të zëvendësuar Bashën dhe Kukelin në rolin e shkatërruesit, De Biasi do duhet ose t’i besojë një lojtari me eksperiencë si Ervin Bulku ose të rrezikojë me Ergys Kaçen dhe Amir Abrashin. Mesfushori i PAOK-ut me shumë gjasa do të jetë pjesë e formacionit titullar (përjashto ndonjë problematikë të ditëve në vijim), teksa pozicioni tjetër do ndahet mes Abrashit dhe Bulkut.

Ndërsa Alban Meha, për vetë karakteristikat që ka, është thuajse unik në rolin e vet dhe në kësi rastesh De Biazi ndoshta do duhet të ndryshojë modul loje.

Për të qëndruar te kjo pikë, duhet thënë se në linjën e sulmit, veç Mehës (luan si organizator mes mesfushës dhe sulmit), shqetëson shumë Valdet Rama. Mesfushori i avancuar i Kombëtares ka mbetur pa skuadër dhe nuk ka bërë fare fazë përgatitore. Kjo do të thotë që, edhe nëse Rama do të arrijë të gjejë një ekip deri në fund të këtij muaji, ai nuk do të jetë në formën e tij më të mirë, pasi ka kohë që nuk stërvitet me një skuadër.Rama prishi kontratën me Valladolidin në mesin e korrikut, kur kjo skuadër nisi fazën përgatitore dhe që prej atij momenti ka qenë në merkato, por pa mundur që të firmoste. Së fundmi emri i tij është lakuar në disa klube të Serisë A, por çdo gjë ka mbetur thjesht mediatike.Kështu ende nuk dihet se cfarë skuadre do të nxjerrë në fushë trajneri i të kuqve, për të luajtur kundër sulmuesit më të mirë në botë, Kristiano Ronaldos.