• |
ide | kryesore

Kush do ta zëvendësojë Balotelin tek Milani?

Arkiva, Sport
negredo.jpg



Çfarë do të bëjë Milani për të zëvendësuar Mario Balotelin? Lajmi për largimin e SuperMario-s ka gjetur të papërgatitur edhe vetë kuqezinjtë që nuk e prisnin se duhet të bejnë llogaritë pa “Balon” sezonin e  ri. Ndërkohë Galliani nuk ka humbur kohë për të gjetur një zëvendësues të denjë. Në tavolinën e administratorit të Milanit nuk ka ende një emër të saktë por Alvaro Negredo duket si objektivi më i afërt. Sulmuesi i Manchester City është aktualisht jashtë fushave për shkak të një dëmtimi që nuk e lejon të luajtë të paktën deri në nëntor por ai është një lojtar që i pëlqen Inzaghit dhe ka karakteristikat e Balotellit. Përveç Negredos në listë duket edhe Jackson Martinez. Megjithatë për ta marrë atë nga Porto ka një klauzolë prej 30 milion eurosh dhe që klubet duhet të gjejnë një marrëveshje me lojtarin. Negociatat duken të vështira për tu mbyllur në pak kohë.  Llogjike duket që klubet mund të gjejnë një marrëveshje që sjell tek Milani sulmuesin kolumbian Carlos Bacca.

Në pritje për të gjetur një lojtar në qendër të sulmit problem për melanin duket edhe mungesa sulmuesve të jashtëm. Paratë e sjella nga shitja e Balotellit mjaftojnë për të mbyllur marrëveshjen me Torinon për Alessio Cercin. Por edhe në këtë pikë nuk duhet përjashtuar asnjë pistë. Lavezzi, për shembull mund të kthehet në një çështje mjaft të nxehtë në vijim.