• |
ide | kryesore

Pogba tremb Juventusin

Arkiva, Sport
pogba.jpg



“E ardhmja e Paul Pogba është shumë e qartë”. Këto janë fjalët e drejtorit të përgjithshëm të Juventus  Beppe Marotta që shton se palët janë në një moment të mirë dhe gati për të rinovuar. Por, nga Franca vijnë lajme që nuk mund t’i lënë të qetë bardhezinjtë.

“Nuk ka patur asnjë takim.” Kështu u shpreh për gazetën “L’Equipe” menaxheri i lojtarit që ka shtuar se nuk ka asnjë takim të planifikuar në vijim. Sipas tij: “10 ditët e fundit të merkatos do të njohin lëvizje të rëndësishme”.

Duken fjalë të rënda pavarësisht se menaxheri i Pogba ka shtuar: “Nuk do të pushojmë së thëni se, për momentin, Pol është mirë në Torino. Do të jetë një periudhë e rëndësishme”.