• |
ide | kryesore

Rita Ora braktis intervistën kur e pyesin për ish –të dashurin

Arkiva, Paparazzi
rita ora ok.jpg



Rita Ora është “e ngopur” sa më s’ka me pyetjet për ish –të dashurin Calvin Harris. Ajo ka thënë më parë se Harris e kishte penguar në karrierën e saj dhe duket se tashmë s’ka fare dëshirë të flasë për të. Në Nju Jork, ku ajo gjendet për të promovuar albumin e saj, ajo e ndërpreu një intervistë kur u pyet për Harris. “Ka patur shumë zëra se Calvin Harris nuk ka lejuar publikimin e disa këngëve tuaja”, -ishte pyetja që e nervozoi këngëtaren. Ajo u përgjigj menjëherë duke thënë vetëm: “Faleminderit, mirupafshim” dhe më pas u largua.