• |
ide | kryesore

Atletico Madrid fiton Superkupën e Spanjës

Arkiva, Sport
_77126610_023589812.jpg



Atletico Madrit u shpall fitues i Superkupës së Spanjës. Ekipi i Diego Simeone e fitoi ndeshjen e dytë me Real Madrid, në stadiumin e tij, Vincente Calderon, me rezultatin 1 – 0. Goli u shënua nga sulmuesi Mario Nadzukic në minutën e dytë të takimit. Ndeshja e parë në Santiago Bernabeu kishte përfunduar në barazim 1 – 1. Ndeshja pati tension dhe trajneri Simeone u përjashtua në pjesën e parë me karton të kuq. Me karton të kuq doli edhe Luka Modric, në minutën e 90 të takimit. 8 lojëtarë të tjerë u ndëshkuan me kartona të verdhë gjatë kësaj loje. Me këtë trofe Atketico Madrit tregon se do të jetë sërish në luftë për titull.