• |
ide | kryesore

Dashuria e tyre ka mbaruar?

Arkiva, Paparazzi
pittjolie1.jpg



Ron Bard këmbëngul se aktori ndihet shumë i kufizuar në marrëdhënien e tij, por nuk mund ta lërë Jolie për hir të gjashtë fëmijëve dhe se ky veprim mund t’i dëmtonte imazhin.

Bard thotë se aktori 50-vjeçar është ende i dashuruar me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Aniston. Pitt u njoh me psikologun në vitin 2004 nëpërmjet Aniston. Ron Bard gjithashtu pranon t’i ketë thënë aktorit në vitin 2005, që ai do të takonte dikë që do t’i ndryshonte jetën dhe, në filmin Mr&Mrs Smith, ai u takua me Angelina Jolie, duke marrë vendimin që të braktiste Aniston.

Por, i pyetur nëse çifti është ende i dashuruar, psikologu Bard thotë: “Në fund të ditës pyetja nuk është nëse e dashuron apo jo bashkëshorten e tij, por pyetja është nëse ai po vazhdon marrëdhënien për hir të 6 fëmijëve. Por, një gjë është e sigurt, që Pitt i interesojnë më shumë fëmijët se sa marrëdhënia në çift”.

Pitt dhe Jolie bënë publike fejesën e tyre në vitin 2012 dhe, gjatë një inteviste, aktorja 39-vjeçare foli për marrëdhënien e saj. “Nuk e kisha menduar kurrë se mund të kisha fëmijë, nuk e mendoja kurrë që mund të dashurohesha dhe të takoja personin e duhur”, thotë Jolie. Përfaqësuesit e çiftit ende nuk i kanë komentuar pretendimet e psikologut Ron Bard.