• |
ide | kryesore

Ky është sot “fenomeni” Ronaldo

Arkiva, Sport
ronbaldo1.jpg



Nga një hero i futbollit brazilian, Ronaldo tashmë shërben vetëm për të dalë në fotografi. Nuk është më “fenomeni” që mbani mend të gjithë. Në pak vite ai është shndërruar në një “pothuajse obez”. Kilogramët e tepërt nuk janë normale, qoftë edhe për një futbollist ne pension.

Fotot janë bërë në ditët e fundit në plazhin e Formenteras në Brazil ku ai po kalon pushimet me të fejuarën e tij rrëzëllitëse Paula Morais. Çifti i të dashuruarve u fejua në dhjetor të vitit të kaluar. Ata duken mirë së bashku duke kaluar orë të këndshme në shoqërinë e njëri – tjetrit.

Ronaldo ka qenë një nga futbollistët e elitës në kombëtaren e Brazilit dhe në skuadrat ku luajti në Europë. Ai u tërhoq nga futbolli për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme por edhe pasi vuante nga një sindromë që e shëndoshte vazhdimisht.