• |
ide | kryesore

Njujorkezët janë gjumashë, madrilenët s’bëjnë dot pa “siesta”

Arkiva, Stil
gjume.jpg



Thonë që Nju Jorku është qyteti që nuk fle kurrë. Por në të vërtetë, banorët e tij janë më gjumashë së të tjerët. Një studim i kompanisë Jawbone tregon se banorët e Nju Jorkut janë të parët që bien të flenë (deri në orën 11 të mbrëmjes), dhe të parët që zgjohen. Ndërsa moskovitët janë të fundit që ngrihen nga shtrati. Banorët e Tokios, nga ana tjetër, janë të fundit që flenë dhe të parët që zgjohen, duke fjetur mesatarisht 5 orë dhe 46 minuta. Banorët e Dubait kënaqen me gjumë. Të paktën 10% e popullësisë së Dubait është akoma në gjumë deri në mesditë. Spanjollët gjithashtu janë qejflinj të gjumit. Kur afrohet ora e “siestas” (mes orës 14:00 – 17:00 gjatë së cilës spanjollët flenë rreth 30 minuta),  95% e popullësisë së Madridit është në gjumë.