• |
ide | kryesore

Për një iPhone ia vlen të merresh zvarrë

Arkiva, Stil
iphone1.jpg



Teknologjia të magjeps, është e vërtetë, por edhe ta sjell në majë të hundës. Një vajzë, në Pekin, e ka humbur toruan kur i dashuri i saj nuk i ka shkëputur sytë nga telefoni i tij gjatë gjithë udhëtimit me tren. Pasi iu lut për disa minuta të dashurit ta hiqte telefonin, vajza u përpoq t’ia merrte nga dora, por pa sukses. Kështu, ajo zgjodhi ta tërheqë zvarrë atë nga treni drejt e në stacion. 

Gjëja më e cuditshme është se ai nuk e lëshoi për asnjë cast telefonin nga dora, pavarësisht shpërthimit të së dashurës. Por duke parë agresivitetin e vajzës, ndoshta djaloshi ka patur të drejtë që është marrë me iPhone –in dhe ndoshta edhe të tërhiqej zvarrë për të.